LIFESTYLE, 20 Dhjetor 2017, 11:51

Edi Rama renditet në listën e liderëve më seksi në botë

Edi Rama renditet në listën e liderëve më seksi në

Çdo vit websiti “hottestheadsofstate.com”, publikon një listë me emrat e liderëve më seksi në të gjithë botën. Këtë vit në listë bën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Vendin e parë e mban edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, 45-vjeç.

Në vendin e dytë radhitet kryeministrja e Zelandës së Re, Jasida Ardern dhe në vendin e tretë mbreti i Butanit, Jigme Khesar Namgyel Wangchuck.

Ndërsa Edi Rama është renditur në vendin e nëntë, duke ia kaluar edhe kryeministrit të Irlandës Bjarni Benedictsson dhe atij të Greqisë Alexis Tsipras

Lista e liderëve më seksi në botë:

 

  • Justin Trudeau, kryeministri Kanadasë
  • Jasida Ardern, kryeministre e Zelandës së Re
  • Tzigeme Kezar Naggel Wangtsuk, mbreti i Butanit
  • Enrique Pena Nieto, president i Meksikës
  • Joeven Molise, presidenti i Haitit,
  • Emmanuel Macron, Presidenti i Francës
  • Kolinda Grabbar Kitaroviç, Presidenti
  • Moe Jae-in, Presidenti i Koresë së Jugut,
  • Edi Rama, kryemnistiri i Shqipërisë
  • Bjarni Benedictsson, Kyreministri i Irlandës
  • Alexis Tsipras, kryeministri i Greqisë