AKTUALITET, 19 Shtator 2018, 21:44

Karton i kuq direkt, Kristiano Ronaldo e lë fushën në lot

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Kristiano Ronaldos me Juventusin në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi portugez u ndëshkua në minutën e 29-të me karton të kuq pas një faulli ndaj Murijos, kur topi nuk ishte në lojë. Ish-ylli i Realit e la fushën duke shpëthyer në lot. Gazeta spanjolle "Marca" flet për një tërheqje të flokëve të Murijos gjatë një konfrontimi në lojën pa top.

/TPZ.AL/