AKTUALITET, 2 Janar 2018, 20:53

300 milionë dollarë, kaq drogë është kapur në Itali

300 milionë dollarë, kaq drogë është kapur në

Gjatë vitit 2017, policia italiane ka sekuestruar sasi të madhe droge e cila në shumicën e rasteve ka pasur si orgjinë Shqipërinë.

Sipas të dhënave të fundit Guardia Di Financa ka sekuestruar 36 ton kanabis të dërguara në Itali nga trafikantët që janë nisur nga brigjet e Shqipërisë.

Kjo sasi përkthehet në një vlerë prej 300 milion dollar, ose rreth 40 miliard lekë të reja, nëse do të hidhej në treg për ty shitur.

Kjo është vetëm sasia e kapur dhe e sekuestruar. Një sasi e madhe nuk është kapur dhe ka kaluar në duart e trafikantëve që e kanë dërguar në vendet e tjera të BE.