AKTUALITET, 15 Mars 2021, 13:59

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Meta: Datë historike!

30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA,

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot me një mesazh në rrjetet sociale 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Ai e cilëson një datë historike, që iu forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë:

Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Kjo datë historike, për ne shënon edhe një moment për të nderuar ata mijëra shqiptarë, të cilët sakrifikuan jetën e tyre duke besuar në vlerat e lirisë dhe demokracisë, të evokuara nga ky vend i madh.

Kjo ngjarje e shënuar i frymëzon dhe u forcon shqiptarëve edhe më shumë besimin në parimin themelor të çdo shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. ?????”.

Shqiptarët kujtojnë sot me gëzim dhe krenari rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Kjo datë...

Posted by Ilir Meta on Monday, March 15, 2021