AKTUALITET, 15 Mars 2021, 13:22

“Rama ik”, Lulzim Bashën e presin me ovacione edhe në Kamzë: Më 25 prill vjen dita e gëzimit!

“Rama ik”, Lulzim Bashën e presin me ovacione edhe në

Kryedemokrati Lulzim Basha është pritur edhe në Kamzë nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët thërrisnin emrin e tij një herë dhe më pas “Rama Ik!”

Mesditën e sotme ata kanë rrethuar Bashën dhe e kanë shoqëruar përgjatë vizitës së tij.

“Kam prekur dhimbjen e vuajtjet tuaja dhe më 25 prill vjen dita e gëzimit. Shqipëria fiton e Kamza fiton. Rama ik!,”-u shpreh Basha.

Mesazhin politik Basha u kujdes ta mbyllë duke u kujtuar mbështetësve të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën, ndërsa më 25 prill të mos harrojnë:

“Të gjithë në kutinë e votimit!”