AKTUALITET, 15 Mars 2021, 13:14

Do të gjykohet për nxjerrje të sekretit hetimor! SPAK shpall moskompetencë për çështjen e Artan Shkëmbit

Do të gjykohet për nxjerrje të sekretit hetimor! SPAK shpall

Dosja e Artan Shkëmbi ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës për kopetencë.

SPAK ka vendosur ta shpallë moskopetencë duke e dërguar çështjen në prokurorinë e rrethit Tiranë, pasi sipas tyre nuk konstatuan në vepër penale.

Ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore, Artan Shkëmbi, ka qenë edhe drejtuesi i Operacionit Forca e Ligjit.

Ai akuzohet se ka nxjerrë një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj, që ka patur në fokus një hetim pasuror për një person të skeduar nga autoritetet gjermane.

Shkëmbi akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj.