AKTUALITET, 15 Mars 2021, 12:42

Andi Lila në krah të Gazment Bardhit: Do ta fitojë betejën më 25 prill

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ka publikuar në rrjetet sociale një foto teksa shihet krah kandidatit për deputet për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhit.

Lila shkruan se është i bindur për fitoren e Sekretarit të Përgjithshëm të PD në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Në shtabin elektoral të shokut tim të fëmijërisë Gazment Bardhi, i cili jam i bindur se do ta fitojë betejën e Elbasanit, siç ka ditur gjithmonë të ketë sukses. Gazment Bardhi”,-shkruan Lila.