AKTUALITET, 15 Mars 2021, 11:31

Shoqëruesi i Bakojanis aksidentoi për vdekje motorçiklistin, policia fsheh ngjarjen, tërbim në Greqi

Një incident i rëndë ka ndodhur jashtë parlamentit mesditën e së premtes, ku shoqëruesi i Dora Bakoyannis përplasi për vdekje një motoçiklist.

Viktima vetëm 23 vjeç, u dërgua menjëherë në spitalin e Evangelismos. Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe nuk arriti të mbijetonte.

23 vjeçari humbi jetën pas 48 orësh i shtruar në spital.

Në një postim në rrjetet sociale, Dora Bakoyannis njoftoi se fajtori do të mbajë përgjegjësi për aksidentin, por që në fakt, aksidenti tragjik tashmë kishte marrë përmasa politike.

Lajmi për vdekjen e 23-vjeçarit po qarkullon kudo në internet, por deri më tani nuk ka asnjë deklaratë nga spitali. Disa media njoftuan se 23-vjeçari kishte vdekur klinikisht, por më vonë u bë e ditur se prindërit e të riut vendosën të dhuronin organet e djalit të tyre.

Një video është bërë virale tashmë në internet ku shihet qartë se 23 vjeçari po debatonte me një polic të trafikut rrugor para parlamentit për faktin se nuk mbante maskë.

Nga ana tjetër motra e viktimës ka bërë thirrje që kushdo që di diçka në lidhje me incidentin të dëshmojë sa më parë.