TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Del para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, 23 vjeçari Ernejt Shyti, i arrestuar dy ditë më parë, për vrasjen e Behar Sofisë, në mes të Tiranës.
Me kokën ulur, i heshtur 23 vjeçari është ulur sot në bankën e të akuzuarëve në Gjykatën e Tiranës.
Sipas hetimeve të deritanishme, Behar Sofia që konsiderohet nga Policia e Shtetit si “baron i drogës” është vrarë për shkak të konflikteve të hershme për trafikun e heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas në vendet e BE.
Policia dhe Prokuroria është vënë në ndjekje të një grupi shumë të fuqishëm kriminal me të cilin Behar Sofia edhe pse ishte tërhequr nga aktiviteti kriminal dhe mbante një profil të ulët publik kishte hesape të pambyllura.