AKTUALITET, 15 Mars 2021, 13:52

"Na bashkon pasioni"/ Veliaj "rrëmben" Çiljetën, përforcime të rënda për fushatën e socialistëve

"Na bashkon pasioni"/ Veliaj "rrëmben"


Erion Veliaj ka arritur të rekrutojë edhe këngëtaren Çiljeta Xhilaga, për fushatën e Partisë Socialiste.

Ky përforcim me përmasa "të rënda" në parti, pritet të zgjojnë interesin e shumë militantëve të PS-së.

Veliaj deklaroi se me Çiljetën, socialistët i bashkon "pasion dhe jo inati".

Kujtojmë se Çiljeta dikur, ishte një fanse e përbetuar e Sali Berishës dhe këndonte këngë motivuese në fushatat e demokratëve. Por, siç dihet botërisht, tundimit të Lali Erit, kategoria e këngëtarëve dhe performuesëve, vështirë t'i rezistojnë...

"Lali Eri di t'i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua", deklaroi Çiljeta.

VIDEO:

/TPZ.al/