TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papa Francesku e ka cilësuar luftën civile në Siri si një ndër krizat humanitare më të rënda të kohëve moderne, duke shtuar se 10-vjetori i nisjes së këtij konflikti duhet të nxisë të gjitha palët të ulin armët në shenjë shprese për një komb të shkatërruar.
Protestat pro-demokracisë në mesin e muajit mars të vitit 2011 u shndërruan në një konflikt që vrau qindra mijëra njerëz dhe detyroi zhvendosjen e milionave të tjerë.
“Dua sërish të apeloj të gjitha palët që ti japin fund këtij konflikti 10-vjeçar, në mënyrë që populli sirian të ketë një fije shpresë për t’iu rikthyer normalitetit.
Siria ka pare të gjitha llojet e dhunës dhe populli sirian ka vuajtur shumë, sidomos kategoria me vulnerabël si fëmijët, gratë dhe të moshuarit”, ka thënë Papa Francesku.
Ati i Shenjtë, i cili u kthye të hënën nga një vizitë treditore në Irak, i bëri thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të fokusohet në ndaljen e luftimeve dhe të ndihmojë rindërtimin e një shteti ku ekonomia është tashmë e rrënuar.