AKTUALITET, 9 Tetor 2020, 10:09

30 mijë euro të padeklaruara në çantë, arrestohet 30-vjeçari në Kakavijë

30 mijë euro të padeklaruara në çantë, arrestohet


Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi të madhe eurosh në drejtim të Greqisë.

Forcat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare një 30-vjeçar nga Saranda teksa po udhëtonte me një automjet drejt Greqisë.

Në çantën e tij është gjetur një sasi prej 30.000 euro të padeklaruara.