TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrat e jashtëm nga Armenia dhe Azerbajxhani do të marrin pjesë në bisedimet rreth konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut në Moskë, sipas Kremlinit.
“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në negociatat në Moskë.
Përgatitjet janë në aktivitet të plotë,” tha për AFP zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka ftuar ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë për bisedime paqeje më 9 tetor.
“Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nagarabah për arsye humanitare, për të shkëmbyer trupa të vdekur dhe të burgosur,” tha Kremlini në një deklaratë.