AKTUALITET, 9 Tetor 2020, 09:26

Dymbëdhjetë ditë pa ushqim, kreu i naftëtarëve përfundon në spital

Dymbëdhjetë ditë pa ushqim, kreu i naftëtarëve


Kreu i Sindikatës së naftëtarëve ka përfunduar në spital, kur greva e tyre e urisë ka hyrë sot në ditën e dymbëdhjetë të saj.

Sokol Dautaj ka pasur luhatje të tensionit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Ballshit.

Në gjendje të vështirë shëndetësore mësohet se ndodhen edhe nëntë grevistë të tjerë.

Ditën e djeshme, grevistët mbyllën dyert dhe nuk pranuan as mjekët e as mediat.