TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës një ditë më parë.
Një shtetas ka goditur në mënyrë brutale një punonjës policie. Shtetasi i identifikuar nga policia si I.Sh, ka rrahur punonjësin e policisë vendore të Shkodrës Hysni Idrizi.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në lagjen ‘Parrucë’ në orët e pasdites. Shtegu, i cili është shpallur në kërkim ka parkuar në kundërvajtje mjetin triçikël në lagjen ‘Parrucë’ duke e vendosur në një parkim dysh.
Në atë moment efektivi Idrizi është gjendur aty dhe i ka vendosur një gjobë drejtuesit për parkim në kundërvajtje.
Në atë moment I.Sh, ka debatuar me efektivin e policisë, Idrizi dhe pas debatit të tyre dyshohet se e ka goditur në fytyrë me grushte ndërsa mësohet se e ka dëmtuar konsiderueshëm.
Pas kësaj ngjarje efektivi i policisë, Idrizi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa mësohet se ka thyer nofullën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të tjera të policisë duke nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër të qytetit.
Tashmë policia vijon kërkimet për arrestimin e I.Sh, i cili akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.