AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 22:29

Duka: Qëndrimi i opozitës duhej të ishte më i ashpër

Duka: Qëndrimi i opozitës duhej të ishte më i ashpër

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri.Tv se qëndrimi i opozitës duhet të ishte më i ashpër, pasi jemi në një krizë politike.

Duka theksoi se Edi Rama i shkeli të drejtat e opozitës dhe të popullit.

Sipas tij, jemi në një krizë politike, ku pushteti është në duart e një partie.

“Më e mira do ishte të kishim dy koalicione, një LSI dhe një PD”, tha Duka.

Ai theksoi se shqiptarët po ikin vazhdimisht nga vendi, pasi nuk po shikojnë të ardhme.