AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 23:39

Armand Shkullaku pasuron gjuhën shqipe me fjalën e re "Spiropalizim"!

Armand Shkullaku pasuron gjuhën shqipe me fjalën e re

Analisti Armand Shkullaku, ka bërë një shkrim ditën e djeshme, ku analizon daljet publike të Erion Veliajt, ditët e fundit.

Shkullaku e quan sjelljen që Rama i ka caktuar Veliajt të adoptojë këto kohë, një "spiropalizim", sigurisht duke i'u referuar të famshmes, Elisa Spiropali dhe përkushtimit pa frè, që ajo ka ndaj partisë dhe Skënderbeut.

Duket se kjo fjalë e shpikur nga Shkullaku, ka ngjitur tek audienca e portaleve, sepse reagimet kanë qenë të shumta dhe mjaft shpërthyese.

Edhe vetë Elisa, nuk ka lënë pa e komentuar këtë fakt, në emisionin "Opinion", ku e hodhi një kunjë lidhur me përdorimin e kësaj fjale, ndërkohë që Shkullaku ishte në studio.

Koha do ta tregojë nëse kjo fjalë e re, e nxitur nga një fenomen i përhapur shumë ditët e sotme, në Rilindje dhe jo vetëm, pra spiropalizimi i qenies njerëzore me pushtet të madh politik (gjithmonë nën Edi Ramën), do të mbetet apo jo në zhargonin tonë të përditshëm.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/10/07/spiropalizimi-i-erion-velise/