AKTUALITET, 9 Tetor 2020, 08:47

Mjeku: Trump është gati të kthehet në organizimet publike

Mjeku: Trump është gati të kthehet në organizimet publike


Trajtimi për COVID-19 i presidentit amerikan Donald Trump, ka dhënë rezultate pozitive.

Mjeku i tij është shprehur se tashmë Trump mund t’i kthehet angazhimeve të tij politike, gjithashtu ai është shprehur se rezultatet e mjekimit kanë rezultuar të qëndrueshme.

Ndërkohë presidenti amerikan ka bërë me dije se do të merrte një tjetër kurë për koronavirus këtë të premte, duke theksuar se shpreson që gjatë fundjavës mund të mbante një tubim politik.

Kujtojmë demokrati Joe Biden refuzoi të merrte pjesë në debatin televiziv me Donald Trump, për shkak se rezultoi pozitivë me koronavirus.