AKTUALITET, 4 Korrik 2018, 20:21

3.5 ballë, lëkundje të tjera tërmeti në Tiranë

3.5 ballë, lëkundje të tjera tërmeti në Tiranë

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 18:36 minuta në Tiranë. Sipas, Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti me magnitudë 3.5 ballë ishte me epiqendër 24 kilometra në Veriperëndim të kryeqytetit, pranë Fushë Krujës, me një thellësi prej 5 kilometrash. Tirana, por edhe qytete të tjera të vendit u goditën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë mesditën e sotme, i cili është shoqëruar nga dhjetëra lëkundje më të lehta.