AKTUALITET, 27 Nëntor 2020, 18:59

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset rëndë një person

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset rëndë një person

Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Mazhe. Një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës, Besnik Masha, ka mbetur i plagosur rëndë.

Masha është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit Ushtarak, ndërsa drejtuesi i fugonit është ndaluar nga policia.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.