BALLKAN, 28 Nëntor 2017, 10:44

Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë për dhunë në parlament

Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë për dhunë

Ish ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni , Mitko Çavkov i cili ka qenë edhe njëherazi edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, është arresuar në orët e para të mëngjesit  me urdhër të Prokurisë Publike të Maqedonisë.

Dikasteri i policisë dhe Prokuria Publike në Maqedoni ka thënë se më vonë do të dalin detajet për arrestimin.

Sipas njohurive të para, Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së.

Nga Prokuroria thonë se pas analizave janë mbledhur fakte dhe është dhënë urdhër për procedurë hetimore ndaj 36 personave, për shkak të dyshimeve për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Mitko Çavkov dhe disa persona tjerë u arrestuan  dhe janë dërguar në Gjykatën Penale të Shkupit.

Mes të arrestuarve janë edhe deputeti Krste Mukoski, aktori Vllado Jovanovski, deputetja Zhaklina Peshevska, Bogdan Ilievski – Betmeni dhe persona tjerë.