BALLKAN, 26 Nëntor 2017, 11:25

Madagaskari njeh Kosovën si shtet

Madagaskari njeh Kosovën si shtet

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë Forumit Ekonomik të Diasporës Shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë, ka njoftuar se Madagaskari bëhet shteti i 115-ë që njeh Pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli e konfirmoi këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Urime Kosovë!, faleminderit Madagaskar”- thuhet në mesazhin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, i cili shton më tej se nga kjo ditë Kosova dhe Madagaskari kanë nga një mik më shumë.