BALLKAN, 22 Nëntor 2017, 14:16

Reagimet e liderve serbë për dënimin e Mlladiç

Reagimet e liderve serbë për dënimin e Mlladiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç  ka reaguar për herë të parë pas dënimit të Ratko Mladiç me burg të përjetshëm duke thënë se të gjithë qytetarët e Serbisë që prej sot të nisin të shikojnë  nga e ardhmja dhe se dita e sotme nuk është “as për gëzim as për vajtim”.

Sipas Vuçiç, dënimi i Mladiqit ka qenë i pritshëm, kurse ai si president nuk mund të komentojë një vendim gjyqësor të plotfuqishëm.

Në të njëjtën mendim ka qenë e Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq,  e cila u shpreh se vendimi për Ratko Mlladiç nuk është një befasi për popullin serb dhe  se tani duhet të shikojnë nga e ardhmja që më në fund të kenë një shtet të qëndrueshëm.

Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.