BALLKAN, 24 Nëntor 2017, 13:51

Haradinaj për arrestimin e Albin Kurtit : Ai rebelim i atëhershëm ka sjellë të mira

Haradinaj për arrestimin e Albin Kurtit : Ai rebelim i atëhershëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar arrestimin e sotëm të  deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Bujupi.

Ai ka thënë se i vjen keq për atë se çfarë i ka ndodhur sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, Kryeministri  ka deklaruar se deputetët e Vetëvendosjes duhet të paraqiten para Gjykatës sa herë që ata thirren.

“Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjeve që mbesim rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që ai rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira. Ndërsa qëndrimi Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politik e jo ligjor. Unë mendoj që deputetet që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë ata nuk kanë bërë asgjë që meriton me u fshehe. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin”, ka theksuar Haradinaj.