BALLKAN, 28 Nëntor 2017, 08:40

Prishtinë, sot më 28 nëntor do të protestohet për rastin “Kumanova”

Prishtinë, sot më 28 nëntor do të protestohet për

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur një protestë në Prishtinë.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe veteranëve, që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës.

Dhjetëra shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin që ka ndodhur më 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë të Maqedonisë.

Me atë rast janë vrarë dhjetëra persona por edhe policë maqedonas.

Protesta  është  njoftuar se do të mbahet para Tetarit Kombëtar dhe fillon në ora 14:00.