BALLKAN, 27 Nëntor 2017, 10:08

Zgjedhjet lokale në Tuz, shqiptarët marrin 12 mandate

Zgjedhjet lokale në Tuz, shqiptarët marrin 12 mandate

Në zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e djeshme në Tuz në Malit e Zi , partitë shqiptare të ndara në tri lista arritën të marrin vetëm 12 mandata nga 32 të tillë sa ka Kuvendi i këtij qyteti.

Sipas rezultanteve  Alternativa Shqiptare ka fituar 7 mandate, Lidhja Demokratike Shqiptare  3 mandate kurse Unioni Demokratik i Shqiptarëve  2 mandate.

Partia DPS ka fituar më së shumti mandate të këshilltarëve, 15 të tilla ndërsa partneret e tyre në nivelin republikan Partia boshnjake me 3 mandate dhe Partia socialdemokrate me 1 mandat do të bëjnë të munduar që të kenë shumicën absolute në Kuvendin komunal të Tuzit.

Një këshilltar do të kenë edhe Demokratët.