TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në studion e “Now” në Euronews Albania, analisti Mentor Kikia komentoi mbi ngjarjen e ditës së sotme, ku një polic në Lezhë u vra nga një 21-vjeçar, gjatë një operacioni anti-drogë.
Mentor Kikia tha për 21-vjeçarin se nuk i përket botës së krimit të organizuar dhe se është një adoleshent që është ngatërruar shumë herët me elementë të botës së krimit. Nëse krimi do të ishte biznes për 21-vjeçarin, atëherë ky i fundit nuk do ta kishte vrarë policin, pasi do të përballej me të në mënyrë më të sofistikuar, sipas analistit.
“Duket që është kategori ordinere e botës së krimit, sepse ata që merren realisht me krimin si biznes, plumbin e përdorin të fundit, pasi qëllimi kryesor është të bëjnë biznes dhe jo të vrasin”, tha Mentor Kikia, i cili shtoi se vrasja e efektivit të policisë për 21-vjeçarin ishte një zgjidhje e momentit, për shkak edhe të një “arrogance” që shoqëron moshat e reja.