TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK në Zyrën Vendore të Arsimit në Dibër dhe Këshillin e këtij Qarku.
Sipas "Panorama", janë ndaluar tre zyrtarë të këtyre institucioneve nën akuzën e korrupsionit.
Nga ky aksion janë ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës, bashkëshorti i drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh.
Aktualisht hetimet nga SPAK janë në vijim e sipër teksa po bëhet verifikimi i disa dokumenteve të sekuestruara ditën e sotme në këto dy institucione.
Deri më tani nuk dihet se në çfarë afere korruptive janë përfshirë zyrtarët teksa pritet në vijim një informacion nga ana e Prokurorisë së Posaçme.