TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale mbi vrasjen e efektivit të policisë në Lezhë.
“Prehu në paqe miku im i panjohur”, shkruan Tahiri në mesazhin e tij, duke shtuar se “pagove me jetë shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve!”.
Më herët ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se kanë nisur procedurat për shpalljen e Saimir Hoxhës, efektivit të rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.
Mesazhi i Saimir Tahirit
Prehu ne paqe miku im i panjohur. Pagove me jete, shpirtin e vrare te shume te tjereve! Yll ne Murin e Kujteses, e ne ndergjegjen tone gjithashtu.