SPORT, 2 Nëntor 2021, 11:21

Arbitrat shqiptarë rikthehen në arenën ndërkombëtare, ja treshja që do të vendosë drejtësi për duelin e të rinjve të Juventusit

Arbitrat shqiptarë rikthehen në arenën ndërkombëtare,

Përveç Juventusit së Alegrit ndaj Zenitit, pasditen e sotme do të jenë në fushë edhe një Juve-Zenit tjetër, ajo për kategorinë “Youth League”.

Takimi i orës 15:00 do të gjykohet nga një trio shqiptare, me kryesor Enea Jorgjin, i cili do të ndihmohet nga asistentët Dojando Myftari dhe Xhulio Mani.

Ndërkohë, duelin e mbrëmjes në “Allianz Stadium” mes ekipeve të para do ta arbitrojë spanjolli Alehandro Hernandez.

~tpz.al~