TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse dikush kishte qoftë dhe një dyshim, pas sfidës kundër Zenit, të gjithë janë të bindur, Juve ka lënë pas makthet e fillim sezonit dhe është rikthyer të jetë një “Zonjë e Vjetër”, tani po që është Juventusi e Max Allegrit. Në transfertën ruse, bardhezinjtë siguruan fitoren e katër radhazi, mes Serie A dhe Champions, me një rezultat fotokopje, 1-0. Sigurisht nuk është një ekip brilant, ka ende shumë punë për të arritur në atë pikë, por e rëndësishme është që Juve është rikthyer të jetë fituese.
Pasi rregullojë prapavijën, ekipi i Allegrit po sheh me më shumë besim përpara, janë më të bindur në forcën e tyre.
Ndaj Zenit, mjaftoi një gol i vonë i Kulusevskit për të siguruar fitoren e tretë në tre ndeshje në grupin H. Falë këtij suksesi, torinezët marrin të vetëm kreun e grupit me 9 pikë të plota, duke hedhur një hap të sigurt drejtë kualifikimit, plus tre në raport me Chelsea. “Rezultat i shkëlqyer, por nuk zhvilluam një ndeshje të bukur, ishim shumë të ngadaltë.
Duhet të përmirësojmë në mbajtjen e topit dhe në metrat e fundit të gjejmë zgjedhje më të mira, edhe në mbrojtje duhet të përmirësojmë”, u shpreh ndër të tjera Max Allegri në konferencë për shtyp.