TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimin pasuror dhe ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të shtetasit J. S., i cili ndodhet nën akuzë si i dyshuar për pastrim parash.
Kështu, me kërkesë të prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka sekuestruar shumën monetare prej 70 060 euro, si dhe një makinë tip “Porsche Cayanne”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, datë 04.10.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit J.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij, konkretisht shtetasit I.S., për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tij zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi J.S.
Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr. 85, datë 07.10.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:
1. Sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën ***).
2. Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne” me targa AA *** *T.
Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, bankës së nivelit të dytë “*** Bank” dhe Drejtorisë Shërbimit të Transportit Rrugor.