TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edin Xhekos iu deshën vetëm 33 sekonda për ta dërguar topin në rrjetë pas hyrjes në fushën e lojës.
Goli më i shpejtë i shënuar nga një zëvendësues në Serinë A, që e çon boshnjakun në kuotën e 6 golave në 7 javët e para të kampionatit, shifër e cila e ngjit 35- vjeçarin në kategorinë e “fenomenit” Ronaldo, i vetmi me këtë statistikë në sezonin debutues.
Numri 9 i zikaltërve pas ndeshjes foli për golin dhe rëndësinë që ka arritja e Ronaldos duke shmangur pyetjet e bëra mbi paraardhësin e tij, Romelu Lukaku.
GOLI – “Më bëhet qejfi për golin, sepse nuk mbaj mend të kem shënuar gol tjetër me prekjen e parë dhe për barazimin e rekordit të Ronaldos. Ndihem mirë për këtë por fundja bëra detyrën, për këtë më mori Interi. Unë kam ende shumë për të dhënë, ia njoh vlerat vetes dhe dua ta ndihmoj skuadrën gjithmonë, hyj apo jo nga minuta e parë”.
INZAGI – “Trajneri nuk më dha porosi të veçanta para se të futesha në lojë, por gjithmonë na thotë se jemi të gjithë njësoj të rëndësishëm dhe duhet të hyjmë për të bërë diferencën. Jemi disi të lodhur, por kur hyjmë duhet të japim maksimumin. I thashë Vidalit që do t’i merrnim tri pikët dhe ia dolëm”.
OBJEKTIVAT – “Është shpejt për të menduar për Skudeton, por e dimë se në Champions duhet të bëjmë më mirë edhe pse kemi merituar më shumë. E dimë që na mungon goli dhe nuk ka shpjegim për këtë, por nga divani është e thjeshtë të flasësh. Tani janë kombëtaret, disa do të pushojnë, disa jo, por pas pauzës do të mendojmë për Lacion”.
KRAHASIMI ME LUKAKUN – “Unë nuk mendoj për të shkuarën, tani jam i fokusuar te puna dhe do të shohim para duke kërkuar të vazhdojmë kështu. Jemi skuadër me karakter, nuk mund të luajmë gjithmonë mirë, por në fund vlen rezultati. Xhe-La në vend të Lu-La? Quajeni si të doni…”