SPORT, 4 Tetor 2021, 11:16

Përplasja e frikshme, futbollisti i Arsenalit mbetet pa dhëmbë dhe i kërkon në fushë

Futbollisti i Arsenalit, Gabriel, humbi dy dhëmbët e para, gjatë përplasjes së frikshme me portierin e Brajtonit, Robert Sançez, gjatë ndeshjes së Premier Ligës, që përfundoi bë barazim 0-0.

Gabriel u aktivizua titullar në qendër të mbrojtjes, duke bërë një paraqitje të kënaqshme.

Pas ndeshjes, braziliani u pa duke kërkuar dhëmbët e tij në fushë.

Gabriel më pas postoi një përditësim në Instagramin e tij duke zbuluar se kishte bërë një udhëtim mesnate te dentisti për të zgjidhur problemin menjëherë.