Një penallti e kthyer në gol nga Khazri në minutën e 95 i hoqi fitoren nga duart Lyon-it që u ndal në një barazim 1-1 në transfertën ndaj St Ettiene ndeshja derbi që mbylli javën e 9-të të kampionatit francez.
Aouar i dha avantazhin Lyon-it në pjesën e parë ndërkohë që portieri Antony Lopes e la në baltë skuadrën e Peter Bosz, çerek-ore para fundit pasi u ndëshkua me karton të kuq, karton që ndikoi në mbarëvajtjen e takimit, me St Ettiene që barazoi në limite.
Në ndeshjen tjetër që u transmetua në ekranin e Supersport, kampionët në fuqi të Lillle mposhtën 2-0 Marseille me dy gola të sulmuesit kanadez David.