TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej tri ditësh tashme vijon situata kaotike me radhë kilometrike në piken e kalimit kufitar të Kakavijës.
Emigrantët shqiptarë presin me orë të tëra deri në mbërritje pranë pikës doganore ku duhet t’i nënshtrohen tamponit për të hyrë në Greqi. Ata shprehen të indinjuar, për pritjen e gjatë në një mot të nxehtë e në kushte të pafavorshme.
Mëngjesin e sotëm mësohet se vargu i makinave ka shkuar deri në fshatin Jorgucat, në drejtim të Sarandës.
Situata është keqësuar jo vetëm për shkak të procedurës së tamponit, por edhe mbyllja e kësaj pike kufitare të palës greke gjatë natës, nga ora 22:00-06:00.