AKTUALITET, 17 Prill 2019, 13:20

Zjarri në katedralen e Notre-Dame-it, qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e saj

Zjarri në katedralen e Notre-Dame-it, qeveria shqiptare dhuron 100


Qeveria shqiptare i ka dhuruar 100 mijë euro qeverisë franceze për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame-it.

Për ndihmë ndaj qeverisë fanceze ka premtuar edhe qeveria e Kosovës.  Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka premtuar donacion për katedralen e Notre Dame-t, e cila u përfshi nga flakët disa ditë më parë.  “Kosova do të ndihmojë në rindërtimin e katedrales. Shpreh keqardhje për ndërtimin e katedrales.”, është shprehur ai.

Dy ditë më parë, një prej simboleve të historisë franceze u përfshi nga flakët.  Mendohet se zjarri ka nisur nga një papafingo e katedrales, e cila është një prej monumenteve historike më të vizituara në Evropë. Presidenti Marcon e ka quajtur ngjarjen të trishtë.