TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas votimit të Holandës në parlament pro vendosjes së vizave me Shqipërinë, ka reaguar edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila është shprehur se kjo është një çështje e brendshme e shtetit të Holandës dhe jo e Shqipërisë, pasi nuk ka asnjë në rritje për azilkërkuesit.
“Nuk ka anjë shqetësim në rritje për azilkërkuesit, apo shkelësit e ligjit, kjo është çështje e brendshme e tyre, ne do të vijojmë rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”.
Ndërkohë, më heret reagoi edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ku u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar për momentin, kjo ka qenë e qartë edhe në njoftimin e ambasadës së holandeze, pra vijon udhëtimi pa viza në vendet e zonës Shengen