AKTUALITET, 4 September 2026, 21:45

Zjarri në Fier/ Nufi publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamjet nga angazhimi i forcave zjarrfikëse dhe helikopterëve në operacionet për shuarjen e flakëve të zjarrit të madh që përfshiu Fierin këtë të premte.

Nufi ka bërë publike edhe të dhënat mbi angazhimin e Forcave të Armatosura në disa zona të vendit, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Postimi i plotë:

Që prej orëve të para të ditës, efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në terren, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

-Në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa 10 familje janë evakuuar.

-Në Njësinë Administrative Ungrej, bashkia Lezhë, janë angazhuar 80 efektivë të të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.

-Në fshatin Qinam, Zall-Herr, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Zjarri konsiderohet i fikur.

-Në Dajt, vijon angazhimi me 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.

-Në Mallunxë, Mat, janë angazhuar 30 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës i FA. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në mbështetje të komuniteteve, aty ku nevojitet.