AKTUALITET, 3 August 2026, 22:08

Zjarr në pallatin në Golem, 6 persona transportohen në spital, pas problemeve me frymëmarrjen si pasojë e tymit

Një apartament në një pallat në Golem është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ndodhi reth orës 20:30, në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së.

Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll. Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit