AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 17:10

Zjarr në një banesë në kryeqytet, lëndohen babë e bir

Zjarr në një banesë në kryeqytet, lëndohen babë e

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin pestë të një pallati në rrugën "Irfan Tomini". Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpërthimi i një bombole gazi.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar babë e bir të cilët ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Të lënduarit janë dërguar në spital ndërkohë që forcat zjarrëfikëse po punojnë për të neutralizuar ngjarjen.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë.

Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat që ndosheshin në banesë.

Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.