TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në rrjetet sociale, pas tubimit të organizuar nga Presidenti Ilir Meta.
"U surprizova tek pashë flamurin e SHBA në 'manifestimin' e sotëm. Për të hequr çdo dyshim, ne duam të qartësojmë se edhe pse SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me 'manifestimin' e sotëm".
Në fakt, statusi i amabsadores duket një "kunjë" për Ilir Metën, sepse të gjitha partitë politike në Shqipëri kanë përdorur flamuj të SHBA-së në manifetimet e tyre në të kaluarën dhe Ambasada apo përfaqësues të SHBA, nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë sqarime të tilla.
Tashmë, duket se duhet marrë leje për të mbajtur në dorë flamurin e Amerikës.
Statusi i Yuri Kim:
/TPZ.al/