TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për Presidentin Ilir Meta ata që kanë projektuar grushtin e shtetit, janë të njëjtët që projektojnë shpopullimin e Shqipërisë.
Në manifestimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Shtetit tha se Parlamenti është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet pa atdhe.
Meta thotë gjithashtu se mazhoranca bëri gjithçka për të asgjësuar opozitën duke e provokuar atë.
Meta: A mund të jetë ky Parlamenti juaj? A mundet një investitor i huaj të besoj tek sundimi i ligjit në këtë vend? A mundet të mbijetojnë bizneset e vogla kur përmes ligjit prapaveprues oligarkët u bënë më të fortë?! Ato miliona shkuan nëpër llogari off-shore. Ky nuk është shteti i së drejtës dhe qytetarëve, por instrument shtypës i disa puçistëve të pushtetit të oligarkëve dhe klientëve të tyre.
Ky gjysmë Parlament është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet pa atdhe, pa familje. Ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Një vit më parë, ata provokuan opozitën për ta larguar nga Parlamenti. Ata vrapuan për të zëvendësuar 82 deputetë edhe pse procedura për një deputet kërkon të paktën 30 ditë. Ata shkelën Kushtetutën vetëm për të eliminuar opozitën e vendit. Jemi kthyer në një shtet ku kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. Kemi zero investime në dije dhe progres. Ata bënë një ligj kundër Kushtetutës për t’i mbyllur gojën qytetarëve dhe gazetarëve.
Grushti i shtetit në këtë vend ka avancuar paralelisht me shpopullimin e vendit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të vendit që nuk do të ndodhë kurrë. Nëse nga Kosova largohet 1 qytetar, nga Shqipëria largohen 5. Nëse nga Mali i Zi largohet 1, nga Shqipëria largohen 11. Klima e biznesit në Shqipëri është më e rënda në kontinent. Sipas Raportit të BB-së, brenda vitit Shqipëria ra me 19 vende sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia dhe shteti ligjor. Qëllimisht, Shqipëria është lënë pa Gjykatë Kushtetuese sepse në kokën e puçistëve ka vetëm një synim, kapjen me çdo kusht të shtetit dhe për ta mbrojtur për interesa korruptive dhe antikombëtare.
