AKTUALITET, 2 Mars 2020, 18:59

Të gjithë në shesh/ Meta ka një lutje për qytetarët: Mos u jepni alibi puçistëve, mimozat dhurojani policëve

Të gjithë në shesh/ Meta ka një lutje për

Presidenti Ilir Meta ka pasur një lutje për të gjithë qytetarët e mbledhur në shesh.

Kreu i shtetit i kërkoi qytetarëve që të mos dhunonin institucionet e shtetit, por t’u dhuronin lule punonjësve të Policisë.

“Kam një lutje për të gjithë ju. Lutja e fundit për ju: mos i jepni alibi puçistëve dhe mos qëlloni asnjë mimozë në drejtim të institucioneve. Mos hidhni asnjë mimozë, mimozat dhurohen. Dhurojani policëve tonë,”-u shpreh Meta.