AKTUALITET, 2 Mars 2020, 19:45

Meta, mesazh pas manifestimit: Populli shqiptar foli qartë, uragani kuqezi në mbrojtje të Kushtetutës

Meta, mesazh pas manifestimit: Populli shqiptar foli qartë, uragani kuqezi

Presidenti Ilir Meta jep një tjetër mesazh pas manifestimit të mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në mbrojtje të Kushtetutës.

Duke publikuar pamje nga manifestimi dhe duke falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive, Kreu i Shtetit shkruan se populli shqiptar foli qartë “Uragani kuqezi në mbrojtje të Kushtetutës”

“Populli shqiptar foli qartë: URAGANI KUQEZI në mbrojtje të KUSHTETUTËS! SHQIPËRIA është e jona! Zoti e bekoftë ATDHEUN tonë të dashur! FALEMINDERIT TË GJITHËVE! ??

#PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2841729462539975