TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në manifestim ka kujtuar përgjimet me Zogun e Tiranës, për të evidentuar shitblerjen e votave në zgjedhjet e 30 qershorit.
Meta tha se ata kanë rrëmbyer 100% pushtetin lokal, sepse as 5% e shqiptarëve sipas tij nuk morën pjesë në zgjedhje.
“Dekretin e Presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit e zbatoi mbarë populli shqiptar duke bojkotuar në mënyrë masive. As 5% e shqiptarëve, edhe pse nën korrupsion si ato të përgjimeve të zogut të Tiranës, që i jepnin lekë me pahir njerëzve për të rritur artificialisht pjesëmarrjen, për të gjitha këto, ne 27 ditë në administratën e tyre jopartiake nuk arritën dot të bënin letrat.
Rrëmbyen 100% të pushtetit lokal. Faleminderit Këshillit të Evropës dhe Kongresit të Autoriteteve Vendore që i bojkotuan këto zgjedhje.
Kapja e Kushtetutës, ky akt synon të vere pikëpyetje sovranitetin e këtij vendi. Ky ligj u votua me qëllimin e vetëm për të futur nga oxhaku dhe për ti bërë Gjykatës Kushtetues kamikazët e rilindjes të cilët dinë të betohen te lana dhe që s’mund të betohen te kreu i shtetit. Ata si një organizatë mafioze falsifikuan edhe relacionin e kuvendit.
Puçistët vendas dhe bashkëpunëtoret e tyre ndërkombëtare nuk e vranë mendjen për asnjë afat që nuk u zbatua për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Shqiptaret janë këtu që te mos kenë më drejtësi me regji. Shqiptarët duan një drejtësi sipas kushtetutës dhe vetëm sipas saj dhe jo siç e ofrojnë puçistët.
A mund të besojë dikush tek kjo drejtësi me standarde të trefishta. Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Meta.
