TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zjarri në masivet pyjore të Nikolicës në Devoll, është përshkallëzuar në zonë duke marrë përmasa të mëdha.
Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era, duke mundur kështu të depërtojnë në brendësi të pyllit.
Forcat e shumta zjarrfikëse dhe të ushtrisë që gjenden në vendngjarje, po hasin vështirësi për rivënien e situatës, pasi prej mesditës zjarri është bërë me intensiv. Autoritetet lokale i janë drejtuar për ndihmë autoriteteve greke për të ndërhyrë nga ajri në shuarjen e flakëve.
Pranë vatrës së zjarrit në Nikolicë janë gjetur fishekë që i përkasin vitit 1997, disa prej të cilëve kanë shpërthyer duke vënë në rrezik jetën e banorëve përreth.