AKTUALITET, 29 Tetor 2019, 16:18

Trump konfirmon vrasjen e zëvendësuesit të kreut të ISIS-it

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar vrasjen e zëvendësuesit të kreut të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdad.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter”, Trump shkruan se zëvendësuesi, Abdullah Qardash, një ish-oficer i Sadam Hussein, u vra nga trupat amerikane.

Qardash njihej si besnik i Bagdadit dhe përshkruhet si mizor dhe autoritar, në cilësinë e anëtarit eksponencial të ISIS-it.

Ai ka urdhëruar vrasjen, varjen apo hedhjen e homoseksualëve nga pallatet e larta. Qardash qendroi për pak ditë si mëkëmbës i ISIS-it, pasi sikurse njofton edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë, tashmë është neutralizuar.