TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zllatan Ibrahimoviç fiton gjithnjë qendrën e vëmendjes sa herë që lëshon deklarata. Sulmuesi duket se ka vendosur të largohet dhe të mbyllë aventurën në Amerikë me Los Anxhelos Galaksi dhe të rikthehet në Europë.
Zërave se mund ta shohim sërish Ibrën në Serinë A, aty ku Interi, Milani, Napoli por edhe Bolonja e presin krahëhapur, i është shtuar edhe një tjetër destinacion. Suedezi ka bërë një lëvizje të papritur teksa me anë të një video është shprehur se duke u kthyer në Spanjë.
“ Çkemi Spanja, gjejeni pak? Jam duke u kthyer”, ishin fjalët e Ibrës. Mbetet për t’u parë nëse ishte fjalët e sulmuesit janë serioze, ndërsa në të kaluarën Ibrahimoviç ka qenë pjesë e Barcelonës, por u largua pasi nuk u përshtat me sistemin e lojës katalanas që zhvillonte në atë kohë Pep Guardiola.