TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk kanë të ndalur zjarret në Shqipëri. Pas zjarreve që dogjën disa hektarë tokë në kodrat afër Tiranës dhe u rrezikuan disa banesa, vatra të tjera janë shfaqur në Fier.
Sipas informacioneve mësohet se dy vatra zjarri ka rënë këtë mbasdite në pyllin e Cakranit, që kanë vijuar për disa orë.
Zjarrin e ka favorizuar, pasi që prej orës 15:00 deri tani nuk është shuar ende. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Fierit, Patos dhe Roskovecit, të cilat po luftojnë me flakët, por terreni është shumë i vështirë.
Deri tani raportohet se nuk rrezikohen banesa, por mësohet se shumë bimësi është djegur.